Dy shqiptarë të Amerikës, Victor Gojcaj dhe Robert Vataj, aktrojnë në aksion filmin më të ri të regjisorit Tony Scott, “The Taking of Pelham 1 2 3”, të cilët krah për krah me John Travolta-n marrin peng një tren në New York. Futja e karaktereve shqiptare në filmat amerikan, por edhe në video lojërat më të reja, tregon për një trend të ri që ndoshta është fryrë pak nga mediat në lidhje me kriminelët shqiptarë. Kriminelët shqiptarë paraqiten si të paparashikueshëm, mizorë, të pamëshirshëm dhe njëkohësisht ekzotik, sidomos kur edhe gjuha shqipe futet ne skenar, siç ishte rasti në filmin “Taken”.

Interesante është se si Tony Scott përzgjodhi Victor Gojcajn të jetë aktor në këtë film duke marrë parasysh se ai nuk është aktor profesional si dhe ka një histori krimineli në New York. Gojcaj i cili është i gjatë 1.93m u lind në Detroit të SHBA-ve në vitin 1983 dhe dy vjet më vonë familja e tij kaluan në Bronx të New York-ut. Ai pati një fëmijëri të parehatshme duke u përfshi në rrahje të shumta në shkolla të ndryshme deri sa u përjashtua përfundimisht nga ato. Me qëllim që ta disiplinojnë prindit e tij e regjistruan atë në artet luftarake Tae Kwon Do dhe Judo. Ai punoj në punë të ndryshme të hotelerisë deri në moshën 19 vjeçe kur edhe u mërzit nga kjo dhe e formoj bandën shqiptare të quajtur “djelmoshat e mençur”. Ata u angazhuan në aktivitet të shumta kriminale dhe Victor-i prej gjashtë viteve në vijim dy vite i kaloj nëpër burgje të ndryshme.

Victor Gojcaj u zbulua nga Tony Scott me ndihmën e agjent-policit Don Ferrarone, deri sa ai po kërkonte nëpër rrugët e New York-ut kriminelë apo ish-kriminelë që të përgatisnin dhe trajnonin aktorët për këtë film. Pas një kërkimi të mundimshëm nëpër databazën e fotove të kriminelëve, Ferrarone i propozoi Scott-it Victor-in. Scott-i u befasua se si një moshë aq të re (25 vjeçe), Victor-i shpejtë ishte ngritur në hierarkinë e krimit, dhe kjo e intrigoi atë aq shumë sa që ia ofroi rolin e karakterit Bashkimi (“Mr. Grey”) njëri nga kidnapuesit më agresiv në këtë film, duke kërkuar që ai të hiqte dorë nga çdo aspekt i jetës së tij prej krimineli. Producentët nuk ishin të kënaqur me këtë përzgjedhje dhe ata propozonin që këtë rol ta luante ndonjë aktor i vërtetë. Pas shumë muajve që t’i bindte, ata pranuan që Victor-i të bëhej njeri i tij. Victor-i e përfundoj filmin me një prezencë të madhe karshi John Travolta-s.

Ky film do të filloj të shfaqet në kinematë amerikane në mes të qershorit kurse premiera e tij në Britani do të jetë me 24 korrik 2009.

Lidhëza:
http://www.esquire.com/features/movies/taking-of-pelham-1-2-3-0609-2
http://www.reelzchannel.com/movie-news/3318/beyond-good-and-evil-in-the-taking-of-pelham-123
http://www.imdb.com/name/nm2963873/bio
http://www.imdb.com/title/tt1111422/