“Jo vend i qumështit dhe mjaltit për imigrantin ilegal” kështu titullohet një artikull në kentonline.co.uk në lidhje me arrestimin e një shqiptari, Eduart Shehut, i cili ishte kapur derisa kishte tentuar të lëshonte Britaninë me një dokument të falsifikuar.

Ai kishte aplikuar për vizë britanike të vizitorit po ajo iu kishte refuzuar, kështu që ai kishte paguar 1000 Euro për një letërnjoftim të falsifikuar italian. Ky 28 vjeçar kishte punuar në industrinë e hotelerisë para se të qitej nga puna.

Por kur ai tentoi të lëshonte Britaninë me kartën e identitetit të falsifikuar ishte kapur nga zyrtarët e doganës në Kent.

Avokati i tij, Kerry Waitt tha: “Anglia nuk ishte një vend i qumështit dhe mjaltit ashtu siç i kishin thënë.”

Ai u dënua me 12 muaj burgim dhe i është thënë se pas vuajtjes së dënimit ai do të deportohet.

Burimi:
http://www.kentonline.co.uk/kol08/article/default.asp?article_id=60528