Një grup bashkatdhetarësh, me punë e banim në Londër, të organizuar në shoqërinë sportiste “Basketistët”, me rastin e Festës së Flamurit organizuan një mbrëmje në të cilën ishin më se 80 mysafirë dhe ia arritën që të mbledhin mbi 1000 funta me të cilat para do të ndihmojnë familjet e varfra në Kosovë.

Edhe kësaj radhe si më parë për shpërndarjen e ndihmave do të përkujdeset Zt Zenun Celaj, kryeredaktor i portalit Koha.net, dhe prioritet kanë familjet jashtë Prishtinës të cilat zakonisht janë më të izoluara dhe e kanë më vështirë të gjejnë punë, se sa banorët e kryeqendrës.

Në mars të këtij viti Basktetistët ia arritën që të dërgojnë në Kosovë dy mijë euro, që kishin mbledhur gjatë vitit 2008 me qëllim që të ndihmojnë familjet nevojtare në Kosovë, të cilat fatkeqësisht nuk janë pak.

Me rastin e përvjetorit të grevës së xehetarëve, me gjëra ushqimoreu ndihmuan 28 familje të minatorëve të Trepçës.

Secila nga familjet përfituese mori nga 100 kilogramë miell, nga 15 litra vaj, nga 10 kilogram sheqer, pastaj kripë, mjete për higjienë e tjera.