aeroplani

Mbi 150 pasagjer ngujohen me orë të tëra në bordin e avionit në aeroportin e Birmingham të Anglisë.

Linja ajrore “Albanian Airline”  është detyruar nga kushtet e këqija atmosferike, reshjet e shumta të borës, të bëjë një ulje në aeroportin e Birmingham, në vend të atij, të Stansted.

Mbasi është orvatur mëse një orë përreth aeroportit të Stansted, pilotët kanë arritur të bindin aeroportin e Birmingham-it të ulin Avionin e tyre.

Avioni ishte nisur nga Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza”rreth orës 8:15 të mëngjesit të sotëm dhe mbas dy orë e dyzet minuta ka mbërritur në Angli.
Pasagjerët e kësaj linje, përveç kaosit të krijuar nga kushtet atmosferike , kanë përjetuar edhe një tjetër tmerr, të paparë .

Mbasi avioni është stacionuar në një nga pistat e aeroportit të Birmingham-it, pasagjerët janë lënë në bordin e tij më shumë se pesë orë të mbyllur në bord.

Kompania e “Albanian Airline” ka injoruar totalisht kërkesat  dhe nevojat e pasagjerëve duke i lënë pa ndihmë mjekësore, pije dhe ushqime. Duke pasur parasysh se në bord kishte fëmijë të vegjël  dhe të moshuar, të cilëve u duhej më së shumti ndihma mjekësore dhe ushqime.
Pasi shume prej tyre kishin dhimbje koke, temperature dhe uri, etj.

Këtë gjë na e konfirmojnë edhe telefonatat e pasagjerëve bërë redaksisë “The Albanian”

Pasagjerët kishin rreth tetë orë që kishin nisur udhëtimin e tyre brenda avionit të kompanisë “Albanian Airline“

Bashkim Metalia, “The Albanian”,  via Facebook